Partizani ka dështuar të bëj kampionen në katër javët e para të Kategorisë Superiore. Të besuarit e Franco Lerda kanë shfaqur shumë probleme në start, ndërsa futbollistët nuk po ambientohen dot me modulin e ri, 3-5-2. Pas zhgënjimit ndaj Kukësit në start, të kuqtë morën dy fitore me Luftëtarin dhe Flamurtarin. Kjo rriti besimin te stafi teknik që krijoi përshtypjen se skuadra ishte në rrugën e duhur. Por forca e ekipit nuk mund të matet me kundërshtarë që aspirojnë qëndrimin në Superiore. Për më tepër, vlonjatët dhe gjirokastritët i kanë nisur përgatitjet dy javë para nisjes së kampionatit. Në testin e vërtetë me Laçin, kryeqytetasit dështuan sërish. Por më tepër se humbja e tre pikëve, ajo që la për të dëshiruar ishte mënyra e lojës. Lojtarë si Telushi e Asani, që një sezon më parë bënin rolin e liderit janë shumë larg performancave që ndihmuan Partizanin që të shpallet kampion. Ekipi ka ndryshuar shumë në këtë merkato edhe pse një sezon më parë fitoi titullin kampion. Shumë lojtarë kampion u zëvendësuan me disa të tjerë që nuk kanë bindur dhe si duket kjo ka infektuar edhe ish-të besuarit e Skënder Gegës. Ndoshta lojtarët e ardhur rishtazi nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për të shfaqur vlerat e tyre, por tani nuk po bind as garda e vjetër. Dy takimet e radhës, ato ndaj Bylisit dhe derbi me Tiranën do të jenë përcaktuese për fatin e trajnerit, Franco Lerda. Gjashtë pikë në katër javë janë shumë pak për ambiciet e drejtuesve, aq më tepër se Tirana kryesuese ka nisur të shkëputet. Lajmi i mirë për 16 herë kampionët e vendit, në prag të ndeshjes me Bylisin është rikthimi i sulmuesit Solomon dhe mesfushorit Melo.

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pritej që të ishte pjesë e ekipit për takimin kundër kampionëve të Europës, por planet e Carlo Ancelottit kanë sjellë të papritura për Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar nuk është preferuar për të qënë pjesë e grupit për këtë duel, kjo edhe për shkak të një dëmtimi. Në listën e bërë publike pak minuta më parë, emri i Hysaj është ai që mungon.

Shkodrani, i cili mbajti shiritin e kapitenit me kuqezinjtë, ku realizoi edhe golin për 2-1 në fitoren 4-2 kundër Islandës është lënë jashtë për shkak të një problemi muskular.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes, Ancelotti ka thirrur në apel, Malcuit dhe Mario Rui, të cilët do të luftojnë për një fanellë titullari. Takimi mes Napolit dhe Liverpool do të luhet nesër në orën, 20:45 dhe është i vlefshëm për grupin E. Ndërkohë, pjesa tjetër do të jetë si më poshtë:

Zjarr Tv Ad