Partizani kërkon përforcime në sulm, ja futbollisti që pëlqehet nga kryeqytetasit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Partizanit aktualisht është duke zhvilluar fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit. Megjithatë drejtuesit e klubit po punojnë edhe në drejtim të përforcimit të skuadrës sidomos në repartin e sulmit.

Identikiti i sulmuesit ideal për demat duket të jetë ish llojtari i Kukësit dhe Vllaznisë Sidrit Guri. Mësohet se lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë e një transferimi të mundshëm në kryeqytet. Por transferimin nuk është i lehtë, pasi sezonin e shkuar Guri firmosi një kontratë 1-vjecare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Shkëndija ka bërë një ecuri positive ne Conference League dhe nuk do të donte të privohej nga futbollistët e saj. Nga ana tjetër edhe skuadra e Partizanit duket e vendosur për ta bërë sulmuesin pjesë të skuadrës.

Merkatoja ka të papritura kështu që le të presim dhe të shohim se si do të përfundoj kjo histori.

Zjarr Tv Ad