Partizani nis rrugëtimin në Kupë, kërkon t’i japë fund 18 viteve heshtje

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partizani nis ditën e nesërme misionin e fitimit të Kupës së Shqipërisë, të cilën dështon ta fitojë prej plot 18 vitesh. Ditën e nesërme luhet sfida e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Orikut duke nisur nga ora 15:00.

Triumfi i fundit i “demave” në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend daton në sezonin 2003-’04. Partizani e ka fituar Kupën 15 herë, që është rekord në vendin tonë.

Paulo Buxhelaj dhe Masanga Matondo janë dy mungesat e sigurta për ndeshjen ndaj Orikut. Mbrojtësi i majtë ka një kontraktim muskulor, që e ndaloi të grumbullohej me Kombëtaren U-21 dhe aktualisht po stërvitet i veçuar.

Ndërkohë, Matondo pritet të jetë në fushë nesër, por me Kongon në miqësoren me Mauritaninë, që luhet në orën 21:00. Gjithsesi, Kolela do të kursejë edhe titullarë të tjerë para derbit.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad