“Partizani”/ Përfundon seanca në GJKKO, Gjokutaj: Ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin nga seanca të gjyqtares Irena Gjoka, kërkesë e cila është rrëzuar. Avokati Genc Gjokutaj theksoi gjithashtu se gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre për humbjen e fuqisë së masave për shkak të tejkalimit të afateve për zbardhjen e vendimit.

“Vendimi i zbardhur na u dha sot. Imagjinoni që vendimet janë të pa ekzekutuara, vendimet janë të pa depozituara në sekretarinë e gjykatës. Ndërkohë që Gjykata dhe Prokuroria flisnin sikur ato vendime janë komunikuar.

Ne e konsiderojmë të pa ekzekutuar atë vendim, pavarësisht se këta i qëndrojnë shkeljes. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale e ka në dorë të dytë. Të dyja kërkesat janë rrëzuar”, tha Gjokutaj.

Zjarr Tv Ad