Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Skuadrat e Superligës nisin sot udhëtimin e tyre europian me Tiranën që do të përballet në orën 19:30 me Dundelange për raundin e parë kualifikues të Uefa Champions League.
Ndërkohë nesër është radha e Partizanit për të matur forcat me gjeorgjanët e Saburtalos. Të kuqtë e drejtuar nga Dritan Mehmeti kanë mbërritur paraditen e sotme në Gjeorgji për të bërë përgatitjet e nevojshme për takimin e nesërm.
Atmosfera në kampin e kuq duket e qetë me trajnerin Mehmeti që do të ketë në dispozicion grupin e plotë.
Ndërkohë gjeorgjanët vijnë me mungesa në këtë përballje pasi kanë regjistruar një numër të limituar prej 17 futbollistësh në listën zyrtare të Uefas.