Partneri i vrau prindërit, vajza: E futa atë të sëmurë në jetën tuaj, më falni

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nevila Mata, 37-vjeçarja e cila mëngjesin e kësaj të hëne humbi dy prindërit e saj nga dora e ish-bashkëjetuesit, drithëron me fjalët që thotë.

Në një reagim në rrjetet sociale ajo shkruan, “Si ju vrava unë ju, gjëja ime më e shtrenjtë. Më fal vëlla, më falni të gjithë”.

Më tej ajo shton, “Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Çfarë t’iu them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Çfarë do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete, pse…”

Nevila jeton në Suedi bashkë me vajzën e saj, ku kishte shkuar me bashkëjetuesin Majlind Lila me të cilin ishte ndarë pak kohë më vonë.

Si ndodhi krimi

Një vrasje e trefishtë u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Tiranë, duke tronditur mbarë vendin.

42-vjeçari Maljlind Lila, shkoi në banesën e prindërve të bashkëjetueses së tij Bujar Mata 63 vjeç dhe Xhevahire Mataj 52 vjeçe, ku pas një debati mes tyre i vrau me armë zjarri, për ti dhënë fund edhe jetën.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 06.00 të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Kristaq Mone” në zonën e Unazës së Re.

Ai kishte shkuar i armatosur dhe me sa duket me mendjen e ndarë, për të vrarë gjyshërit e fëmijës së tij.

Kryefamiljari u gjet i vrarë në kuzhinë, ndërsa bashkëshortja e tij në korridor, ku me gjasë ka tentuar t’iu shpëtojë të shtënave pas vrasjes së të shoqit.

Më tej në gjendje të rënduar psikologjike, Lila ka prerë damarët e dorës me thikë duke u hedhur dhe nga kati i dytë i banesës, ku dhe gjeti vdekjen.

Shkak për krimin mendohet të ketë qenë ndarja mes 42-vjeçarit nga Burreli, me 37-vjeçaren korçare Nevila Mata, vajzën e çiftit që ekzekutoi.

Mësohet se Majlindi dhe Nevila kishin bashkëjetuar për disa vite dhe nga lidhja mes tyre kishte ardhur në jetë një vajzë.

Çifti disa vite më parë ishin larguar drejt Suedisë, por Lila, pak kohë më vonë ishte larguar për në Greqi, teksa marrëdhëniet me Nevilën nuk ishin të mira, duke çuar në ndarje.

Vetëm tre ditë më parë ai ishte kthyer në Tiranë, ku duket se e kishte menduar mirë vrasjen e prindërve të bashkëjetueses së tij, duke i akuzuar si shkaktarë për ndarjen nga nëna e vajzës.

Po ashtu një tjetër pikë e nxehtë duket se ka qenë kujdestaria e vajzës, të cilës i kishte dhënë mbiemrin e tij dhe fakti që ish-bashkëjetuesja qëndronte në Suedi ia bënte të pamundur kontaktin me të bijën.

 

Zjarr Tv Ad