Parulla ‘Rama Ik’ që libohovitët e kanë gdhendur me gurë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e fshatit Suhë, pjesë e bashkisë Libohovë, e kanë “përshëndetur” në  mënyrë ideale kryeministrin Edi Rama. Ata kanë krijuar me një mozaik gurësh në cektësinë e lumit të fshatit, parrullën e famshme të opozitës dhe gjithë shqiptarëve: “Rama Ik”.

Iniciativa ka qënë tërësisht spontane nga banorë të fshatit, kryesisht e të rinjve që vijnë nga emigracioni. Nisur nga gjendja aspak pozitive që mbizotëron në këtë pjesë të vendit ashtu si në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë e Suhës, nuk e kanë kursyer parrullën që e kanë “pagëzuar” jo rastësisht në rrjedhën e lumit në vendin e quajtur “Kandal”.

“Rama Ik” është formuar nga gurë me diametër përafërsisht të barabartë, mbi pritën e lumit që dikur ishte ndërtuar nga Ndërmarrja e Bonifikimit.Refuzimi i Edi Ramës edhe në këtë pjesë të Gjirokastrës, u reflektua në votimet e 30 qershorit, ku kryetarja e Bashkisë Luiza Mandi, u votua vetëm nga 6% e zgjedhësve dhe këta, madje, punonjës të administratës.

 

Zjarr Tv Ad