Pas 12 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit në lumin Fan

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është gjetur trupi i 10-vjeçarit, pas 12 ditësh kërkim në lumin Fan.

Më datë 5 prill, i mituri ra në ujërat e lumit Fan, Mirditë  teksa ishte duke  luajtur me top, me shokët. Ai ishte nisur për të marrë topin e rënë në lumë, por fatkeqësisht ra në ujë dhe u rrëmbye nga rrjedha e lumit.

Kërkimet për gjetjen e trupit u bën të vështira dhe për shkak të reshjeve të shumta që pati ditët e fundit që bënë që niveli i ujit të rritej. Por pas 12 ditësh kërkime sot policia ka gjetur trupin e pajetë të të miturit që humbi jetën tragjikisht në lum.

“Polumbarë të Forcës Detare, të Forcave të Armatosura u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjecar, që u mbyt më datë 5 prill në lumin Fan, në Mirditë. Trupi i pajetë është nxjerrë sot. Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra. Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.

Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme” thuhet në njoftim.

Pas lajmit se trupi i vogëlushit u gjet, ka reaguar edhe Dom Gjergj Meta, i cili shkruan “Sot falenderojmë Zotin që trupi i Sevastian Laskës, fëmijës që u mbyt në lumin Fan, u gjet. Ngushëllime familjes e faleminderit të gjithë atyre që janë angazhuar për ta gjetur. Zoti e bani një mrekulli për familjen Laska e për të gjithë ne! Pusho në paqe engjëll i vogël e lutju Zotit për ne”.

Zjarr Tv Ad