Pas 12 ditësh Luftë/ Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për armëpushim

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Armenia dhe Azerbajxhani, kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm, në konfliktin në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov njoftoi marrëveshjen pak para orës 03:00, pas 10-të orësh bisedimesh në kryeqytetin rus.

Lavrov tha se; të dy vendet do të fillojnë tani bisedime “thelbësore”.

Më shumë se 300 persona, kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës, e cila nisi më 27 shtator. Lufta është ndërprerë ditën e shtunë, për të lejuar shkëmbimin e trupave të pajetë.

Zjarr Tv Ad