Pas 14 vitesh në koma, gruaja sjell në jetë një fëmijë

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SHBA, kanë nisur investigimet për një rast të abuzimit seksual pasi një grua, e cila ndodhej në gjendje vegjetative për 14 vite, solli në jetë një fëmijë. Gruaja, e cila kishte hyrë në koma pasi i shpëtoi mbytjes, ishte paciente në Hacienda Healthcare kur ajo solli në jetë fëmijën e saj 29 dhjetor. Sipas raportimeve të mediave lokale, fëmija që lindi është i seksit mashkull dhe nuk dihet ende se kush mund të jetë babai. Askush nuk e dinte që ajo ishte shtatzënë, as vetë stafi i kujdesit shëndetësor, deri në momentin që ajo filloi praktikisht të niste lindjen. Pas ngjarjes në fjalë, shefi ekzekutiv i Hacienda Healthcare dha dorëheqjen ndërsa tashmë është ndryshuar edhe protokolli në klinikë. Nisur nga ky rast, çdo anëtar mashkull që futet në dhomat e pacienteve duhet të jenë të shoqëruar nga një femër. Pasi familja e pacientes publikoi historinë javën e kaluar, familjarët e pacientëve filluan të viheshin në alarm për sigurinë e fëmijëve të tyre të shtruar në atë klinikë

 

Zjarr Tv Ad