‘Pas 45 ditësh do jem i lirë’-Iriqi bisedon me Saimir Tahirin

0
1078
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Iriqi: – Si e kalove natën e parë në burg?

Tahiri: – Pa gjumë fare. Gwrhasin shumë këtu, sikur je në gurore.

Iriqi: – Po ditën si e kalon?

Tahiri: – Recitoj.

Iriqi: – Çfarë?Poezi të kujt?

Tahiri: – Poezi të mija. Pak vetëm e dinë që unë thur vargje.

Iriqi: – Me ç’temë?

Tahiri: – Me temë rilindase. I kam bërë rima gjithë urdhrat jo ligjorë që më ka dhënë kryeministri. Ja ca vargje:

O Edvin, o Edvin,

Bëma jote, burgu im.

Iriqi: – Ç’do me thënë?

Tahiri: – Që krimet i kryen Rama, dënimin e bëj unë. E bën Lefter Koka, e bën Erion Veliaj.

Iriqi: – Veliaj nuk është në burg.

Tahiri: – Ashtu mendon ai. Po e ka nisur burgun që me atë firmën e inceratorit. Fle në shtëpi ama shikon ëndrra me qeli.

Iriqi: – Ti kërcënove se nuk ka bir kurve të të fusë ty në burg.

Tahiri: – E them prapë.

Iriqi: – Po ja që të futën në burg.

Tahiri: – U futa vetë. Më premtuan se nuk do më preknin asnjë euro nga pasuria. Dhe që do rri nja 45 ditë në qeli. Quaje sikur je me pushime në një shtet të varfër, më thanë.

Iriqi: – Dhe po mos të të nxjerrin?

Tahiri: – Atë ditë hyn në burg vetë Edi. Nis e vepron aksioni “Ditari im”.

Iriqi: – Ç’do me thënë?

Tahiri: – Kam plot sms, urdhëra, përgjime, letra, e-maile të komplet Rilindjes që shkojnë direkt…

Iriqi: – Ku?

Tahiri: – Te Rama si fillim.

Iriqi: – Më pas ku?

Tahiri: – Më pas s’ka nevojë të shkojë kund se ose dal unë ose vjen vetë Rama dhe hyn te qelia ime. Ai fle natën, unë fle ditën. Se nuk mund të burgoset fisheku dhe të rrijë e lirë dora që shkeli këmbëzën e armës.

Iriqi: – Pra pas 45 ditësh do lirohesh?

Tahiri: – Pas 42 se 3 ditë ikën, IRIQ. Edvin, kujdes. Tik-tak. Tik-tak…

Zjarr Tv Ad