“Pas 5 muajve na panë në sy”, Belind Këlliçi fton deputetët demokratë të braktisin Bashën: Sonte, se nesër mund të jetë shumë vonë

0
370
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili është kryetar i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, është shprehur mbrëmjen e sotme se kolegët e tij mbështetës të Bashës i kanë folur për herë të parë pas 5 muajve, duke e parë në sy dhe jo si armik.

Ai i kërkoi deputetëve demokratë që të braktisin Bashën sa më shpejt të jetë e mundur, pasi sa më shumë të vonohen, aq më keq është kjo për Partinë demokratike.

“Më vjen mirë që pas 5 muajsh, ata me të cilët kemi bërë udhëtimin tonë së bashku, sot kishin kurajon për të na folur, për të na parë në sy dhe për të mos na parë si armiq. Deri më sot jemi konsideruar armiq, sikur jemi pala kundërshtare, kur ndërkohë jemi nga e njëjta forcë politike. Ndryshimi i vetëm është se nuk kemi mbështetur Lulzim Bashën në marrëzinë e vet politike.

Janë shumë të mirëpritur që të gjithë të distancohen nga Lulzim Basha. Sonte, se nesër është shumë vonë”, tha Këlliçi në A2CNN.

Zjarr Tv Ad