Pas arrestimit të Gjicit, merret vendimi i fundit edhe për gruan që shfaqej në video me ish-kryebashkiakun

0
684
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është lënë në arrest shtëpie gruaja e cila shfaqej në videon seksuale në zyrën e bashkisë.

Pavarësisht se sot i janë vënë prangat Gjicit, nën akuzën “Korrupsion pasiv”, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

SPAK iu drejtuar Gjykatës së Posaçme për të arrestuar Gjicin e përfshirë në një skandal seksual pak ditë më parë.

Në momentin që u publikua videoja SPAK nisi hetimin për shpërdorim detyre, por pas publikimit të videos së gjatë ku bisedohej edhe në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve. Më pas nisën hetimet për korrupsion pasiv.

Gjici është arrestuar pikërisht nën një akuzë të tillë. Ai u ndalua nën ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane.

Zjarr Tv Ad