Presidenti i vendit Ilir Meta i është drejtuar me një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm Bledi Çuçi që të shtyhet vlefshmëria e afatit të kartave të identitetit, në mënyrë që çdo qytetar të ketë mundësinë që të votojë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Meta shprehet se rreth 800 mijë qytetarë rrezikojnë që të mos votojnë në zgjedhje, gjë e cila minon direkt të drejtën e tyre kushtetuese për tu shprehur.
Për këtë shkak Meta thotë se atyre duhet tiu krijohet mundësi që të ushtrojnë të drejtën e votës, edhe me karta identiteti përtej afatit të vlefshmërisë së tyre.
Më herët këtë shqetësim e kishte ngritur edhe opozita, ku PD i kishte kërkuar Çuçit shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve për të gjithë qytetarët.