Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ditën e sotme i ka dorëzuar raportin e KE-së për përparimet e Shqipërisë drejt BE-së.
Meta shton se funksionimi i institucioneve, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritetet parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu kreu i shteti shton se që ky proces të ecë më shpejt duhen shumfishuar përpjekjet.
“Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sh.T.Z. Luigi Soreca më dorëzoi sot Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.
Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE.
Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane.
Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes”, shkruan Meta.
Kujtojmë se ky raport ditën e sotme ka shkuar dhe në duart e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ka qenë vetë ambasadori Soreca ai i cili i dorëzoi kreut të PD-së raportin e KE-së për përparimet e Shqipërisë drejt BE-së.