Pak javë pas aksioneve në Bashkinë e Lushnjes dhe në Ministrinë e Brendshme, SPAK dhe krimi ekonomik kanë zhvilluar një aksion ditën e sotme në zyrat e hipotekës në Tiranë.
Policia e Shtetit është duke zhvilluar një operacion në Tiranë, konkretisht pranë Hipotekës ku mësohet se po ekzekutohen masa sigurimi të lëshuara nga SPAK.
Sipas burimeve, ky aksion është ndërmarrë pas dyshimeve për mbivendosje pronash dhe korrupsion në zyrat e Hipotekës ne Tirane.
Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që është duke u zhvilluar nga Krimi ekonomik ndërkohë nga burime nga grupi hetimor mësohet se operacioni nuk është shtrirë vetëm në drejtorinë e hipotekës, autoritetet tregohen mjaft të rezervuara pasi operacioni është ende në vijim, pasi nuk janë ekzekutuar të gjithë urdhër arrestet.
Rikujtojmë se para disa javësh SPAK urdhëroi arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, si edhe 10 persona të tjerë mes tyre zyrtare dhe biznesmene, pasi akuzohen për korrupsion për tendera.
Më pas SPAK ndërmorri një aksion edhe në Ministrinë e Brendshme, duke arrestuar 9 persona, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë, me vlerë 25 milionë euro. Një uniformë e vetme i ka kushtuar buxhetit të shtetit plot 2500 euro.