Pas Berishës e Nokës, sot në Prokurorinë e Tiranës do të dëshmojë Basha dhe Bardhi

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në Prokurorinë e Tiranës do të dëshmojë, kreu i PD, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Ata do të dëshmojnë në lidhje me protestën e 8 janarit dhe për akuzat që janë hedhur se brenda selisë ka pasur armë dhe persona të armatosur.

Kujtojmë që ditën e djeshme në Prokurorinë e Tiranës për tre orë dëshmoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.

Ndërkohë që organizatori i kësaj proteste ishte Berisha, me synimin për marrjen e selisë së Partisë Demokratike.

Zjarr Tv Ad