Pas bravave, Basha blindon dyert dhe vendos kangjella, gazetari: PD po fortifikohet, kush do të shkojë duhet të ketë autorizim

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme tha se selia e Partisë Demokratike është duke u fortifikuar me dyer të blinduara dhe kangjella brenda dritareve. Sipas gazetarit të gjithë ata që do të duan të shkojnë në seli, te parkingu duhet të kenë me vetë autorizim.

Këto masa janë marrë për shkak të paralajmërimeve nga ish-kryeministri Sali Berisha për datat 5 dhe 8 janar.

“Po fortifikohet në tërësi sistemi i mbrojtjes së godinës. Pjesa e xhamave nga brenda janë vendosur kangjella nga jashtë adeziv. Nëse tenton të thyesh xhamat ke kangjellat dhe dy dyeret e brendshme janë vendosur dyer të blindura. Në parkingun që ka qenë i lirë hyet vetëm me autorizim dhe hyjnë vetëm makinat e drejtuesve. Ata që e administrojnë sot godinën thonë që ne kemi marr masa”, tha Hoxha në “Opinion”.

Zjarr Tv Ad