Pas çajit me Erdogan/ Rama do të pritet për darkë nga kryeministri grek, tema e detit hidhet në tryezë

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mediat greke kanë dhënë detaje lidhur me vizitën që kryeministri Edi Rama do të ketë sot në Greqi.

Sipas mediave në vendin fqinj, Rama do të darkojë me kryeministrin Mitsotakis mbrëmjen e sotme, ku pritet që të diskutohet dhe lidhur me pretendimin e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Përpara se të udhëtonte drejt Greqisë, Rama pati një takim të ngushtë dhe me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili ka pasur konflikte mjaft të ndezura së fundi me Greqinë.

Pikërisht për shkak të kësaj vizite, mediat greke shprehen se Ankaraja zyrtare do të bëjë të pamundurën që Shqipëria të mos arrijë një marrëveshje me Greqinë.

Ishte vetë Rama ai që zbuoi gjatë ditës së djeshme se me presidentin Erdogan, kishin folur dhe për konfliktet në Mesdhe, duke lënë të kuptohej se ccështja e Greqisë nuk kishte qenë në plan të dytë.

Zjarr Tv Ad