Pas darkës me Bashën, ish-eurodeputeti i CDU takon Berishën, Topallin e Këlliçin, ja për çfarë diskutuan

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-eurodeputeti i CDU Elmar Brok gjatë qëndrimit të sotëm në Tiranë është takuar me deputetë të PD-së dhe kreun e kësaj force politike, Lulzim Basha

Diplomati gjerman ka patur një darkë pune mbrëmjen e djeshme me kryedemokratin Basha dhe më pas është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetin Belind Këlliçi.

Mësohet se Brok ka ardhur për të negociuar me palët brenda partisë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën.

Deputetët e PD-së kanë kërkuar dorëheqjen e kreut aktual Lulzim Basha, por bashkë me të kërkojnë edhe largimin e ish-kryeministrit Sali Berishës dhe ky i fundit të heqë dorë nga idea për të marrë drejtimin e partisë

Zjarr Tv Ad