Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas përfundimit të seancës plenare, e cila ditën e sotme u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ka shkuar në treg për të bërë pazarin.
Balla është parë teksa ka shkuar në treg për të blerë qershi. Gjatë një bisede me tregtarët, deputeti socialiste mësohet ti ketë thënë se ka shkuar pikërisht në atë treg pasi ata shesin qershi Librazhdi.
Seanca e sotme plenare u shoqërua me përplasje dhe akuza të forta. Ish-kryeministri Sali Berisha pati replika të forta me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij Balla i ka përmendur Berishës disa prej aferave më të mëdha korruptive qindra-miliona dollarëshe për të cilat socialistët e kanë akuzuar vazhdimisht..NEWSBOMB.AL