Pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës,vjen një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SEKRETARJA ORGANIZATIVE E LSI DHE ISH-KESHILLTARJA E LSI NE BASHKINE E TIRANES, ERIONA BIXHA I PERGJIGJET ERION VELIAJT

Kryemashtruesi Erion Veliaj foli pak më parë nga Njësia Administrative nr. 9, për Tiranën e “kuruar” me photoshop që ai poston në rrjetet sociale (ku dielli lind në perëndim), duke harruar që Tirana e vërtetë është ajo që qytetarët jetojnë çdo ditë, me mungesën e infrastrukturës, me ekonominë e shkatërruar, me trafikun e rënduar, me kullat e larta “mbytëse” etj.

Si ish-anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës i rikujtoj Erion Veliajt se grupi i këshilltarëve të LSI-së ka qenë gjithmonë zëri i banorëve të Tiranës, duke mbrojtur vetëm interesat e tyre dhe çdo vit para çdo miratimi të buxhetit i kemi paraqitur Bashkisë së Tiranës paketë propozimesh konkrete për çdo njësi administrative, si edhe për gratë-vajzat dhe të rinjtë.

Të kujtoj, që më datë 26.12.2015 në paketën e propozimeve të grupit të këshilltarëve të LSI-së për buxhetin e 2016, konkretisht për Njësinë Administrative nr. 9 kemi kërkuar zgjidhjen e 3 problemeve kryesore:

1- pastrimin dhe sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza bllokimi i të cilave bëhet shkak për përmbytjet e vazhdueshme.

Fatkeqësisht, ende banorët e zonës së “Don Boskos” vazhdojnë të dalin me çizme llastiku nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

2- ndërtimi i një kompleksi çerdhe-kopësht-shkollë në zonën informale.

Një kërkesë e vazhdueshme e bërë në të 4-ta vitet, si një nevojë emergjente për banorët e zonës informale. Edhe pse sot me shumë vonesë, ka nisur ndërtimi i një shkolle për këtë zonë, që fatkeqësisht është e rrethuar nga ndërtime kompleksesh gjigande pallatesh duke i “marrë frymën”.

3- pika e tretë në kërkesën e sipërpërmendur është: rregullimi i infrastrukturës në zonën informale ku sot është edhe me keq.

Rrugë të pashtruara, puseta të hapura, ndriçim dhe sinjalistikë e munguar, psh Rr. “Pirro Naçe”, Rr. “Andrea Themeli”, Rr. “Ali Kukaleshi” etj.

Edhe diçka të fundit dua të të kujtoj Erion Veliaj, që banorët e ” Bulevardit të Ri” të nxjerrë me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre ende pa u gdhirë, në Lotin e 3, enden rrugëve të Tiranës ende pa marrë dëmshpërblimin e pronës.

Detyrimi që ke ndaj qytetarëve të Tiranës është i madh, ndaj boll propagandës, mashtrimeve dhe vjedhjeve, por shërbeju me dinjitet dhe seriozitet.

 

Zjarr Tv Ad