Ish-kryetari i LVV në Tiranë Bojken Abazi ka reaguar pas deklaratës së biznesmenit Gjerjgj Luca.
Luca tha se Albin Kurtit gjatë mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në kështjellën e tij, se do të anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE.
Në postimin e tij në Facebook, Abazi thekson se ‘Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij.
Postimi i plotë i Bojken Abazit:
Gjergj Luca, oligarku monopolist paska thënë sot se po anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE, pas turit që Rama i bëri Kurtit në “kështjellën” e Lucës në Elbasan. Tani ka mbetur pa u anëtarësuar në Lëvizje edhe Çet Kastrati dhe Samir Mane dhe plotësohet mozaiku. Por mbase Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij, e mbase as nuk i ka treguar se si Luca na ofendonte të gjithëve, bashkë me Kurtin, para shumë pak kohësh, e si i shfrytëzon punëtorët e i detyron të votojnë për Ramën. Por, si i thonë fjalës, paraja e hedh ujin përpjetë, e jo më “bindjet” e Lucës, që tani e sheh Kurtin si €€€.