PS ka kërkuar përjashtimin e kryedemokratit Lulzim Basha, nga seancat e sotme parlamentare.
PS-ja I është drejtuar me anë të një kërkesë Kuvendit.
Kërkesa e deputetëve socialist bazohet në gjuhën e përdorur nga kryedemokrati, gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa opozita u rikthye pas gjashtë muajsh bojkot.
Kjo pasi Basha teksa mori fjalën në seancën e sotme parlamentare, u drejtua me një gjuhë të ashpër teksa diskutohej propozimi për reformën zgjedhore.
“Jeni të poshtër si dreqi, por bëni budallenj si gomari. Si mund të kaloni reformën zgjedhore?! Ka komision si mund ta sillni reformën pa e kaluar në komision, jeni hileqar, të poshtër. Kemi ardhur për atë buxhet të studentëve, vetëm për atë kemi ardhur”, u shpreh Basha.
Ai kërkoi që mazhoranca të “lërë gomarllëqet”, duke shtuar se nuk janë kthyer në Kuvend për një “tufë horrash dhe banditësh”.
Seanca e sotme parlamentare u shty për në orën 18.00 të pasdites së sotme, pasi deputeti demokrat Endri Hasa qëlloi me vezë Kryeministrin Edi Rama, duke i thënë “këtë e ke për studentët”.