Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pas daljes nga SPAK ku i thirr në cilësinë e personit që kishte dijeni për çështjen e privatizimit të “Partizanit”, para gazetarëve nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment. Ndërkohë, i pyetur për ndryshimet e fundit të bërë nga kryeministri Edi Rama, shkarkimin e Arben Ahmetajn nga posti i zëvendës kryeministrit dhe emërimin e ministres së Belinda Balluku, Balla tha:” Po mos ma humbni lajmin për këtë.”
“Isha këtu për të vënë në dispozicion dokumentet. SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje. Kallëzimin tim e dini fare mirë. Në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarë të tjerë që kanë përvetësuar një pronë. Ka plot elementë. Kuptova që punë ishte bërë”, tha Balla.
Kujtojmë se Ahmetaj u shkarkuar edhe nga posti i ministrit të shtetit për rindërtimit, duke u emëruar në pozicion për negociatat me BE, duke shkarkuar nga detyra që mbante Zef Mazin.