Tregjet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror raportojnë se çmimet e karburanteve kanë rënë, shkruan newsbomb.al. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, nafta e papërpunuar “Brent” ka rënë nga 130 dollarë që ishte, në 113 dollarë për fuçi.
Nafta “Brent” e njohur dhe si “Brent Blend”, “London Brent” dhe “Brent Petroleum” është standardi kryesor i çmimeve globale për naftën bruto. Ajo përdoret për të vendosur çmimin e dy të tretave të furnizimeve të naftës së papërpunuar të tregtuar ndërkombëtarisht në botë.
Në bursën europiane çmimi për fuçi ka rënë përsëri, pas disa ditëve rritje galopante. Dje çmimi për fuçi në bursë ishte 130 dollarë, ndërkohë siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, sot çmimi ka rënë me 6.7%, duke u shitur me 113 dollarë për fuçi.