Pas Dodikut, SHBA vendos sanksione ndaj 2 zyrtarëve të tjerë në Ballkan,reagon Xhaçka

0
219
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione kundër disa zyrtarëve në Bosnjë-Hercegovinë për shkak të korrupsionit dhe aktiviteteve destabilizuese.

Në një deklaratë zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit përmenden dy zyrtarë që janë futur në listën e zezë si të padëshiruar.

Ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija dhe Përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare, Mirsad Kukiq, janë futur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

Pas shpalljes së sanksioneve ndaj Dodik dhe 2 zyrtarëve të tjerë, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga Shqipëria ku ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me anë të një postimi në facebook, ka shprehur mbështetjen e veprimeve të ndërmarra nga SHBA-të për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Xhaçka: Ne mirëpresim emërtimet nga OFAC. Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të B&H dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në BB. E ardhmja e rajonit tonë qëndron në bashkëpunim dhe integrim, larg politikës së përçarjes dhe konfliktit.

Zjarr Tv Ad