Ish-kryeministri Sali Berisha pas largimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen dhe të punojnë së bashku për një parti më të fortë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thekson se bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve është përparësia e Partisë Demokratike.
“Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!
Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.
Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! Sb”, shkruan ai.