Pas Drenovës dhe Burrelit të burgosurit e Reçit, kërkojnë peticion: Zgjeroni amnistinë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të burgosurit e Reçit në Malësinë e Madhe  i janë drejtuar sot ministres së Drejtësisë Eltida Gjonaj dhe presidentit Ilir Meta me nje peticion ku i kërkojnë zgjerimin e e amnistisë me rastin e festive të fundvitit.

Ky reagim vjen pas të burgosurve në burgjet e Drenovës dhe Burrelit.

Kërkesën e tyre ata e bazojnë tek vendimet e padrejta të gjykatave ku ndër të tjera thuhet:  “E nderuar Ministre duke qenë se në sistemin gjyqësor kemi marr vendime të padrejta dhe abuzive dhe në pamundësi për rishqyrtimin e të gjitha dosjeve, kërkojmë nga ana juaj që amnistia të prek të gjithë kategoritë e të dënuarve përjashtuar të dënuarit për terrorizëm, ata për dhunë në familje, përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni”.

Peticioni në fjalë mban firmën e 64 të dënuarve  të burgut të Reçit, ku shumica prej tyre nuk përfshihen në amnistinë e paralajmëruar për festat e fundvitit.

Edhe pse ende nuk është miratuar, drafti parafshikon amnisti për  900 të burgosur  ku përfshihen të dënuarit deri në tre vite që kanë marr vendimin e formës së prerë deri më 30 nëntor 2018, atyre që iu kanë mbetur edhe dy vite nga dënimi, për femrat mbi 50 vjeç dhe për meshkujt mbi 60 vjeç.

Gjithashtu  amnistohen edhe personat të cilën në kohën e kryerjes së veprës penale janë 18 vjeç ose më pak se kaq.

Nga amnistia përjashtohen të dënuarit për krime kundër njerëzimit, për krime seksuale, vepra penale kundër moralit, dinjitetit, fëmijëve, familjes,  personat që kanë kryer krime zgjedhore dhe ata që i janë shmangur drejtësisë.

 

 

Zjarr Tv Ad