Pas Dukës, Mediu: Synojmë këshillat Bashkiak në ’14 maj’! Mbështesim kandidat të opozitës, mjafton të mos jetë emër i Ramës

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, nuk do të dalë në zgjedhjet vendore të 14 majit me një kandidat të tij, por synojnë Këshillat Bashkiak. Në këtë pikë aleatët e vegjël janë të të njëjtit mendim, pasi këtë vendim konfirmoi edhe një ditë më parë Agron Duka i PAA. Ato do të mbështesin kandidatit opozitar, por kanë vetëm një kusht.

“Ne do të mbështesim si Parti Republikane një kandidat të vetëm. Pavarësisht nga kompozioni në opozitë, ne nuk do të nxjerrim kandidatë për t`i bërë sfidë kandidatit kryesor. Cdo kandidat që do të dilte në krahun e djathtë, përvec një kandidati, do të ishte kontribut për pushtetin e Edi Ramës dhe këtë situatë katastrofë në Shqipëri. Prandaj do të ketë një kandidat të vetëm. Përsa i përket kandidimit si Parti Republikane, do të dalim me listat tona si Parti Republikane për të kandiduar. Ne duhet partjetër të ndërtojmë një sistem gare brenda nesh. Nuk ka rëndësi radhitja. Këshilltar do të jetë ai që merr më shumë vota. Është provuar në Shkodër dhe në vende të tjera, kur është aplikuar kjo me ndershmëri, ne kemi pasur rezultatin më të lartë, dhe kemi pasur këshilltarë ata që kanë pasur mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë Mediu.

AI këmbëngul që opozita duhet të ketë vetëm një kandidat.

“Nuk mundet opozita të jetë opozita e emrave, por duhet të jetë opozita e ideve, të cilat qasen, pranohen, zhvillohen bashkë me shqiptarët. Së dyti duhet të ketë një fizionomi të qartë për qeverisjen që do të ofrojë, të kualiteteve të reja, nga shqiptarët, me shqiptarët dhe për shqiptarët. Ne e kemi mundësinë për t`i dhënë shanse dhe mundësi të rinjve dhe të rejave, për t`u bërë heronjtë dhe liderët e vërtetë. Opozita duhet patjetër të ndërtojë polin moral për atë që është më e mira, vlera më e mirë e shoqërisë shqiptare”, shtoi Mediu.

Ai thotë se bashkimi i opozitës është një domosdoshmëri, pasi situata në vend është jo e mirë.

“Shqipëria është në një gjendje shoku social, politik, shoqëror dhe ekonomik. Nuk ka respektim të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, nuk respektohet e drejta e pronës. Krimi i organizuar është kthyer tashmë në një rrezik, në një shqetësim për shoqërinë shqiptare, por edhe për Europën dhe për Amerikën. Trafiku i drogës është bërë dominant. Politikat ekonomike janë politika boshe. Kemi taksat më të larta në rajon, kemi mungesë të lirisë së tregut, është rrënuar ekonomia dhe Shqipëria është sot vendi më i varfër në Europë dhe papunësia është më e larta në rajon. Situata është shumë dëshpëruese dhe kjo ka krijuar një mjerim të madh, mjerim njerëzor dhe për më tepër poshtërim të dinjitetit personal.

Janë mbi 740 mijë të rinj dhe të reja, mjekë, arsimtarë, profesionistë, të cilët janë larguar nga Shqipëria, dhe kjo është më shumë se kriminale. Kriminale për faktin se kryeministri e pranon që kjo është një gjë normale, kriminale për faktin se qeveria jo vetëm nuk e ndalon, por qëllimisht e stimulon atë, sepse kështu largon pjesën më kundërshtare të saj dhe më mendimtare të shoqërisë shqiptare.

Atrofizimi politik, vjetërimi i politikës, po shkakton dhe atrofizimin dhe plakjen e shoqërisë me pasoja të pariparueshme politike, sociale dhe ekonomike. Kjo po e shkatërron shoqërinë dhe po e bën atë të pamundur të reagojë, të pamundur të prodhojë, të pamundur të vlerësojë atë cka i takon cdo individi, sidomos vlerën e jetës dhe vlerën e lirisë pikërisht këtu në Shqipëri. Së pari, duhet të krijojë identitetin e saj politik dhe programor”, përfundoi kreu i PR.

Burimi:Shqiptarja.com

Zjarr Tv Ad