Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Forcat RENEA në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë zhvilluar pasditen e sotme disa kontrolle të befasishme në një godinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas News 24, kontrolle janë bërë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Mësohet se disa persona janë shpallur në kërkim ndërkohë që delegacioni i hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.
Më herët gjatë ditës së sotme, policia spanjolle ka zhvilluar kontrolle në një Call Center në Elbasan ku janë sekuestruar kompjuterët dhe sende të tjera që janë gjetur në këto ambiente që ishte braktisur. Operacioni më pas u zhvendos në një tjetër Call Center, në qytetin e Vlorës, ku u shoqëruan disa persona, kryesisht vajza.