Pas emërimit si ministre, qeveria i përcakton kompetencat Elisa Spiropalit

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas emërimit në postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, qeveria ka përcaktuar me anë të një VKM-je edhe kompetencat.  Ministrja Elisa Spiropali përfaqëson qeverinë dhe bashkërendon veprimtarinë e qeverisë me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, si për hartimin e programit të punës dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit. Ministrja në fjalë merr pjesë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të Kuvendit, bashkërendon programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit me programin politik të Këshillit të Ministrave si dhe informon kryeministrin për programin dhe kalendarin e procesit ligjbërës të Kuvendit.

Përveç çështja që kanë të bëjnë me Parlamentin, ministrja paraqet në Këshillin e Ministrave analiza, raporte, vlerësime apo rekomandime, të përgatitura nga grupe pune të ngritura me urdhër të Kryeministrit.

“Kujdeset për dërgimin në Kuvend të përgjigjeve të përgatitura nga ministritë apo autoritetet shtetërore përgjegjëse për kërkesat për të dhëna dhe informacione gjatë procesit të shqyrtimit të një projektligji apo gjatë një procedure parlamentare pyetjesh apo peticioni”, thuhet në pikën 7 të vendimit.

Vendimi pa hyrë në fuqi sapo është publikuar dhe është botuar në  “Fletoren zyrtare”.

Zjarr Tv Ad