Pas fitores, Macron del në “terren”, qëllohet me domate nga qytetarët

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një protestues ka hedhur domate drejt presidentit Emmanuel Macron, teksa ai po bënte ecjen e parë në kryeqytetin e Francës pas rizgjedhjes si president.

Presidenti i rizgjedhur po takonte votuesit në një treg në Cergy, në veriperëndim të Parisit, kur ai u vu në shënjestër.

Kreu i shtetit nuk u godit drejtpërdrejt nga domatet, pasi ekipi i rij ndërhyri menjëherë për ta mbrojtur.

Ishte hera e parë që Macron doli në rrugë që nga votimi i së dielës dhe presidenti kishte zgjedhur të vizitonte pikërisht vendin, ku arriti të merrte më pak vota krahasim me kundërshtarët e tij.

Zjarr Tv Ad