Lefter Koka është një emër i njohur në oborret politike.
I zgjedhur nga Fatos Nano, ai në vitet 2003-2007 ka mbajtur postin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, ku ka pasur edhe fillimin e aktivitetit politik.
Në vitin 2009 ai u zgjodh për herë të parë deputet në qarkun e Durrësit nën logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më pas për t’u rizgjedhur sërish në vitin 2013.
Nga mandati i deputetit, Koka kaloi në tryezën e kabinetit qeveritar duke u emëruar Ministër i Mjedisit.
Lefter Koka u rizgjodh deputet në vitin 2017 dhe nuk pranoi të hiqte dorë nga mandati i tij në vitin 2019 kur subjekti politik ku aderonte, LSI, dogji mandatet parlamentare si aksion politik.
Pas vitit 2019, Koka u bashkua me Partinë Socialiste dhe rikandioi për herë të katërt në qarkun e Durrësit.
Ai ishte deputeti i dytë më i votuar në këtë qark pas Edi Ramës duke marrë 9609 vota.
Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, Koka dha dorëheqjen nga mandati nën argumentin se cikli i tij politik u mbyll.
Në SPAK, Lefter Kokën e paditi forca politike ku militonte në fillim, Lëvizja Socialiste për Integrim për lejet e dhëna për ndërtimin e impianteve për trajtimin e mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Rreth 3 muaj më parë dha dorëheqjen nga pozicioni i deputetit. Në atë kohë u spekulua se Edi Rama e dinte se mund të arrestohej, ndaj po e largonte pa zhurmë.
Dosja e inceneratorëve përmban shumë emra dhe Koka ishte një prej tyre