Pas Greqisë patentat shqiptare njihen edhe në Turqi

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka nënshkruar marrëveshjen me homologun turk për njohjen e patentave shqiptare në Turqi. Po ashtu ata nënshkruan edhe dy marrëveshje të tjera sa i përket shkëmbimit të diplomatëve si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit dhe terrorizmit.

” Marrëdhëniet e qëndrueshme mes dy vendeve tona janë të rrënjosura jo vetëm në lidhjet historike por edhe të mirë-vendosura në një rrafsh ndërveprimi intensiv dypalësh, bashkëpunimi konstruktiv në organizata ndërkombëtare e partneritet të qëndrueshëm në NATO

Mbështetja e ofruar nga Turqia në një prej orëve më të errëta të historisë së Shqipërisë do mbahet mend shumë gjatë. Por, natyra nuk kurseu as Turqinë. Shpreh ngushëllim për jetët e humbura nga tërmeti. Turqia vijon të jetë një ndër kontribuuesit kryesorë dhe mbështetës të Shqipërisë, por jo vetëm edhe të KFOR-it në Kosovë.

Njohim edhe kcënimet e sigurisë së Turqisë në kufijtë e saj, por edhe që ka mbajtur miliona refugjatë sirianë në vendin e saj. Ajo është një kontribut i përgjithshëm për sigurinë Europiane. Ne sot po ashtu kemi nënshkruar tre dokumente apo marrëveshje.

Marrëveshjen për “Njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e Lejeve të drejtimit”, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të eleminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Së dyti, Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Akademive Diplomatike për Shkëmbimin e Diplomatëve, që do të shërbejë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e mundësive të këmbimit të përvojave mes dy vendeve.

Së treti, ‘deklaratën e përbashkët’ ndërmjet dy ministrive që do të shërbejë për rritjen e përpjekjeve e bashkërendimin e qëndrimeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, dhunës ekstreme dhe terrorizmit.”- tha Cakaj.

Vetëm një vit më parë Greqia njohu patentat shqiptare por marrëveshja u miratua në Parlamentin grek në janarin e këtij viti. Tashmë për marrëveshjen e re mbetet vetëm që parlamenti shqiptar dhe turk ta kalojnë.

Zjarr Tv Ad