Pas incidentit të sikletshëm ku Berisha e shtyu nga Foltorja, Alibeaj bën komentin epik

0
438
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enkelejd Alibeaj pati një moment të sikletshëm në Parlament ditën e sotme teksa Sali Berisha i zuri foltoren. Më pas kur ka marrë fjalën, Alibeaj tha duke qeshur:

Nuk po dal aty se me siguri rrezikoj ndonjë histori që bjen dikush që më zë foltoren. Se i jap kënaqësinë atij që iku. Ai trimi i madh. E patë, e tha se zarfat do i çojë atje ku e kanë vendin. U bë jeshil iku, eja këtu! Kjo është pyetja që do ta ketë, derisa të dalë cullak. O po, o jo. Ai di shumë gjëra.

Erdhi me idenë për të krijuar një lloj diversioni brenda opozitës. Janë ata shpirtrat e lirë. Flamurin amerikan e ka prekur ai gjithmonë. Bujrum fol tani. Ta kanë shkuar e zeza mbi të bardhë. Emrat mund t’i diskutosh ti, je duke shijuar vota të krimit të organizuar. Vjen këtu si gjeli majë plehut, po doni të vini, po të doni jo. Kur do i japësh përgjigje raportit të DASH? Kaq e thjeshtë është pyetja”.-tha ai.

Zjarr Tv Ad