Gazetarja e njohur, Mirela Milori, një prej figurave kryesore të ekranit të AbcNews është larguar nga televizioni krejt papritur.
Lamin e ka bërë me dije vetë gazetarja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar shkëputjen e kontratës nga ky televizion.
Në postim Milori shkruan se vitet e punës në këtë ekran do të mbetet të çmuara dhe me shumë vlerë në karrierën e saj.
“Miq! Në vazhdim të interesimit tuaj, po ju konfirmoj që jam larguar nga ABCNews. Vitet e punës në këtë ekran, do të mbeten të çmuara dhe me shumë vlerë në karrierën time! Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në këtë televizion, ftesa për kafe mbetet e hapur! Miqësisht M”, shkruan Milori.
Kujtojmë që një ditën e djeshme njoftoi largimin e saj gazetarja Juli Xhokaxhi.
AbcNews javët e fundit ka bërë ndryshime të mëdha, pasi në të do të shfaqen figura të njohura që kanë pasur peshë të rëndësishme në televizione rivale. Nga këto ndryshime si duket do të ketë edhe largime nga televizioni.
Siç është bërë e ditur edhe gazetari Baton Haxhiu është një prej figurave që do t’i bashkohet televizionit me një emision politik.