Pas ‘kërcënimit’/ Motra e Oltës i përgjigjet Luizit: Nuk kanë asnjë vlerë, jam mësuar me burra më të pushtetshëm se ti! Ai të blejë një…

0
572
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Motra e aktores Olta Gixhari, Gerta ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e Luizit në BBIP, pas informacioneve që mori Kiara javën e kaluar.

Mes informacioneve ishte edhe një titull në lidhje me një deklaratë Gerta Gixharit, lidhur me çiftin Kiara-Luiz por mesa duket kjo  nuk i ka pëlqyer fort këngëtarit i cili tha se do t’i japë një përgjigje kësaj të fundit e cila do të jetë e detyruar të ndërrojë profesion ose shtet.

“Do i jap një përgjigje që ajo do të jetë e detyruar o të ndërrojë profesion ose shtet”, tha Luizi.





Ndërkohë ditën e djeshme, Gerta i është përgjigjur Luizit e cila është shprehur se është mësuar me kërcënimet e Luizit dhe se nuk frikësohet aspak.

“Jemi mësuar tani që Luizi ka një natyrë që vetëm kërcënon dhe intimidon gjithmonë banorët që janë aty dhe e kemi parë tani që kërcënimet e tij nuk kanë asnjë lloj vlere. Unë nuk jam trembur me burra më të fortë dhe më të pushtetshëm se sa Luizi. E para e punës, Luizi të blejë një shtëpi një herë të futi kokën që të zë dhe gruan. Unë i kam mbyllur këto punë. Unë kam shprehur që kjo marrëdhënie mund të ketë vështirësi nga ana e Kiarës, jashtë. Ajo ka në plan të parë karrierën, por kjo nuk do të thotë që Luizi duhet të kundërvihet me kërcënime. Nuk ka pse të kalojmë në kërcënime”, tha ajo.





Zjarr Tv Ad