Pas Komisionit, Rama flet për incerenatorët para gazetarëve: Kush ka sy të shohë, kush ka vesh të dëgjojë!Me Tabakun do shihemi në Gjykatë

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeminisitri Edi Rama ka folur për gazetarët në lidhje me inceneratorët pas dëshmisë për më shumë se 10 orë në Komisionin Hetimor.

Ai u shpreh se 430 milionë eurot që përmend PD nuk ekzistojnë, ndërsa shtoi se vetë kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, e pranoi që s’mund të koncensionohet e ardhmja.

Gjithashtu Rama paralajmëroi se do të padisë Tabakun në Gjykatë për shpifje, pas akuzave të deputetes demokrate për grup të strukturuar kriminal.

“Populli kur flet, flet me votë. Pjesa tjetër besoj që ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë. U dëgjuan të gjitha ato që kishin për t’u thënë. Kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë.

Do ngrini padi për akuzën e Luçiano Boçit për grup të strukturuar kriminal?

Rama: Do marrim njëherë kohën për të marrë vendimin SPAK, të çojë akuzat në Gjykatë dhe pastaj këtë çështje do ta trajtojmë në gjykatën e caktuar. Zonja Tabaku është recitiviste për shpifje, më vjen keq por më duhet ta bëj prapë. Nuk ndodh në asnjë vend që një politikane të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën për grup të strukturuar kriminal. Kjo është një farsë, por pas hetimit të SPAK, sigurisht që do shkojmë në gjykatë.

Zjarr Tv Ad