Pas konfirmimit të variantit Delta, Manastirliu thirrje qytetarëve: Vaksinimi, arma më e fuqishme!

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas konfirmimit të variantit Delta në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu ka theksuar se duhet nga të gjithë respektimi rigoroz i masave parandaluese, izolimi i menjëhershëm dhe vaksinimi.

Gjithashtu ajo shton se armë më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit është vaksinimi, prandaj dhe u bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen për të shpëtuar jetë.

“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM, VAKSINIM, VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!”, shkruan ministrja.

Zjarr Tv Ad