Pas Kreshnik Çollakut një tjetër deputet i PDsë del kundër protestës së datës 6 dhjetor të organizuar nga Berisha (EMRI)

0
475
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Dashnor Sula në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se është kundër organizimit të protestës së radhës të opozitës më datë 6 dhjetor.

Sipas tij organizimi i protestës në një ditë të tillë është jonormale.

Dashnor Sula: Unë kam qenë pjesëmarrës në të gjitha protestat e opozitës deri tani. Por kjo protesta e datës 6 dhjetor mendoj që nuk është normale, nuk mund të ndodhi pasi ne jemi shtet demokratik, po aspirojmë për të aderuar drejt BE dhe data 6 dhjetor është dita e mbledhjes së gjithë kryeministrave të BE që janë pjesëmarrës këtu dhe mendoj se nuk do të ishte normale. Për hir të interesave të Shqipërisë do të thoja që një ditë më parë apo më mbrapa nuk do të ndryshonte asgjë. Më vjen keq për një vendim të tillë.

Zjarr Tv Ad