Pas mbylljes së Kapshticës, shqiptarët kalojnë tranzit nga Maqedonia e Veriut…

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi u mbyll dogana e Kapshticës, emigrantët shqiptarë që kaluan festat në vendin tone, po kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut, për të shkuar në Greqi.

Që nga ditët e para të këtij viti, është vërejtur një fluks i pazakontë daljeje, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, ku pjesa më e madhe e personave, janë emigrantë që shfrytëzojnë Maqedoninë e Veriut, për të kaluar në Greqi.

Këtë rrugë tranziti, po e përdorin emigrantë që i kanë patur të afërmit, në zonën qendrore dhe juglindore të Shqipërisë dhe që vendbanimin resident, e kanë në pjesën verilindore të Greqisë.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë kufitare të Qafë-Thanës, nga kjo pikë kalimi 5 ditëve të para të vitit 2021, kanë dalë 6500 shtetas shqiptarë, shumica emigrantë në Greqi.

Zjarr Tv Ad