Ditën e sotme, nis zyrtarisht mësimi në universitetet e vendit, ku pas më shumë se një viti në mësim online, studentët do të kthehen në auditore, por me disa kushte të cilat janë bërë publike pak ditë më parë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.
Sipas deklaratës tyë bërë publike Hoxha, asnjë student i pavaksinuar apo që nuk është i pajisur me tampon negativ, nuk do të lejohet të hyjë në auditeore ditën e sotme. Më tej ai tha se pjesa më e madhe e studentëve ishin vaksinuar dhe se ky vendim nuk do të ndikonte negativisht në prezencën e studentëve.
Por nga raportimet e bëra deri më tani, nuk rezulton që numri i studentëve të vaksinuar të jetë aq i lartë sa thotë rektori Artan Hoxha, pasi pjesa më e madhe e tyre, janë shprehur kundër vaksinimit.
Sot në orën 8:00 pritet të fillojë mësimi në auditore por nuk dihet sesa do të jetë numri i studentëve që do të jenë prezentë në auditore. Ditën e djeshme në studion e Fax News, ka qenë i ftuar avokati Altin Goxhaj, ku foli edhe për mënyrën sesi mund të veprohet nëse studentët nuk lejohen të hyjnë në auditore.
Goxhaj tha se studentët do të përpiqeshin të hynin në auditore me dhunë nëse nuk lejoheshin të hynin pa paraqitur certifikatën e vaksinimit ndërsa shtoi se nëse diçka e tillë nuk do të ishte e mundur, atëherë i ftonte që të fillonin marshim në Sheshin Nënë Tereza në orën 10:00 duke u zhvendosur përpara kryeministrisë.