Pas Murrizit edhe Valteri bllokon foltoren, Ruçi: S’ka këllqe asnjë njeri të më kundërshtojë mua

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy incidente u shënuan sot në Kuvend. Deputetët e opozitës parlamentare u afruan tek foltorja dhe kërkuan të mbajnë fjalën. Fillimishti ishte deputeti Myslim Murrizi më pas Halit Valteri. Seanca dy herë u ndërpre. Pas kësaj, Murrizi mori fjalën në foltore dhe ftoi deputetët e opozitës të braktisin seancën. Në grup ata lanë sallën dhe dolën jashtë.

Ora 13: 50 Serish tension ne Kuvend.  Deputeti Halit Valteri i afrohet foltores dhe nderpreu fjalen e ministrit te Brendshem Sander Lleshaj.“Halit mos bej te fortin se do perjashtohesh nga seanca. S’ka kellqe asnjë njeri të më kundërshtojë mua ” u shpreh Ruçi. Seanca u nderpre per 5 minuta.

Ora 13:40- Deputetët e opozitës parlamentare bllokojnë foltoren.  Deputeti Myslim Murrizi kërkon të marrë fjalën por nuk ia jep kryetari I Kuvendit.Gramoz Ruçi I kërkon të ulet përndryshe do të marrë masë.“Ulu poshtë se do të marr masë. Po të jap vërejtje, do përjashtohesh nga seanca” u shpreh Ruçi . Seanca u nderpre 5 minuta me kerkese te maxhorances.

Zjarr Tv Ad