Pas Najada Çomos, edhe Silva Bino kandidate e PS për deputete? Flet shefja e ISHP

0
579
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Kryeministri Rama gjatë prezantimit të programit të PS për Shëndetësinë, dy ditë më parë, i bëri ftesë shefes së Infektivit Najada Çomo që ajo të garonte nën siglën e PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Pa asnjë mëdyshje, Çomo pranoi që të futet në politik për një vend të sigurt në listat e PS-së së Tiranës. Ndërkohë, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino është pyetur sot nga gazetarët nëse dhe asaj i është bërë një ftesë e tillë.

“Njëra prej kolegeve tuaja mori një propozim nga kryeministri. E prisni dhe ju një propozim të tillë?”, u pyet Bino sot në Gjirokastër, ndërsa gazetarëve u tha se as nuk i është bërë një propozim i tillë, por dhe ajo është e lumtur me punën që bën.

“Jo. Unë jam shumë e lumtur me këtë punë që bëj”, u përgjigj Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP.

 

Zjarr Tv Ad