Pas ndarjes/ Arbenita i thotë vetëm diçka Feros

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e djeshme, reperi shqiptar Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u përfolën se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Prej pak kohësh, ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe fansat nisën të bëheshin merak për dyshen.

Nga një kontroll në Instagram, u vu re se Arbenita dhe Fero s’e ndiqnin më njëri-tjetrin. Ndërkohë, që rrjeti zien nga lajmi i ndarjes së tyre, Fero vendosi papritur të çaktivizojë llogarinë e tij në Instagram.

Ndërsa, modelja me anë të një postimi në InstaStory, publikoi një foto, duke lënë të kuptohet se ndihet e trishtuar.

Ajo ka treguar se po përpiqet të mbushë kohën e saj, në mënyrë që të mos mendojë për Feron.

“Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur.”- janë fjalët e Arbenitës në postim.

Zjarr Tv Ad