Pas ngjarjes së rëndë në Himarë, policia kalon në “filtër” mjetet lundruese! Bllokohet 1 gomone dhe gjobitet me 100 mijë lekë pronari! Ja arsyeja

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

1.Pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u godit nga skafi, policia ka nisur një operacion për mjetet lundruese që shkelin rregullat.

Ditën e djeshme, policia kufitare e Vlorës bllokoi tre mjete lundruese, një gomone dhe dy jet ski.

Në media ka qarkulluar një video e një gomoneje ku po transportoheshin disa pasagjerë, duke shkelur zonën e kufizuar për mjetet lundruese.

Policia bëri të mundur bllokimin e mjetit dhe gjobiti pronarin, shtetasin me iniciale V.P. me një shumë prej 100.000 lekësh të rinj.

Ndërsa 2 jet ski u bllokuan për të bërë verifikimin e dokumentacionit.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, janë bllokuar nga Policia Kufitare edhe 3 mjete të tjera lundruese, 1 gomone dhe 2 “Jet ski”. Ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Shërbimet e DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një mjet lundrues tip gomone, me të cilin po transportoheshin pasagjerë, në një zonë të kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues tip gomone, në bazë të ligjit nr.43/2020 datë 23.04.2020, neni 6, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi V. P., 50 vjeç dhe u bë bllokimi i këtij mjeti, në portin e Himarës.

Gjithashtu, në vijim të kontrollove, në Himarë, u bë bllokimi dhe i 2 mjeteve të tjera lundruese “Jet ski”, në pronësi të shtetasit F. B., me qëllim kontrollin për dokumentacion, si dhe për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Vlorë.

Zjarr Tv Ad