Pas një konflikti të çastit,tentoi ta eleminonte 27-vjeçarin

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen “Kushtrim”, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë. Policia ndaloi në flagrancë autorin e ngjarjes.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të eleminojë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe ndaluar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.

 

Zjarr Tv Ad