Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur të pushojë në Vlorë, e më konkretisht në hotel “Duka”, pas një viti të gjatë e të lodhshëm.
Kim ka qenë një nga personat kyç në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës, pasi u desh ndërhyrja e ambasadores që palët të arrinin në një dakordësi.
Këto pushime do t’i bëjnë mirë ambasadores, pasi e ka patur të vështirë punën për “t’u mbushur mendjen” politikanëve shqiptarë, që shpeshherë dilnin nga zyra e ambasadores pa pranuar propozimet e Kim.
Por pas pushimeve ambasadores do t’i duhet të kthehet edhe njëherë në krye të detyrës, ku e pret një vit edhe më i vështirë, pasi vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet parlamentare.