Pas orës 13:00 shfuqizohen dhe autorizimet e policisë, askush nuk tolerohet

0
466
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e shtetit deklaron se në zbatim të ndalimit të lëvizjes  prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020, do të shfuqizohen edhe të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit në këtë fashë orari. Askush nuk do te tolerohet

“Në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19: Ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020. 

Përjashtohen nga ky rregull, mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive  për shërbime të ndryshme  dhe shërbimet në banesë (delivery). 

Të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit shfuqizohen, duke filluar nga ora 13:00 e datës 21.03.2020 deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato.” 

Zjarr Tv Ad